Lindi në vitin 1906, në Tiranë. U diplomua në Austri si mjek me specialitet sëmundjet dermo-veneriane.

U gjykua me "grupin e tretë të deputetëve" që u quajt kështu për shkak të marrëdhënieve që kishin të akuzuarit me deputetët e gjykuar më parë. Ai, si edhe shumica e të akuzuarve, nuk i pranoi akuzat. Megjithatë ata u dënuan. Me vendim nr. 212, datë 30 mars 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës, e deklaroi fajtor "për faje penale kundër popullit dhe shtetit" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. Një muaj më vonë, me vendim nr. 180, datë 21 prill 1948, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, duke e modifikuar këtë vendim, ia zbriti dënimin në 2 dy vjet privim lirie.

Pas lirimit, luajti një rol të pazëvendësueshëm në zhdukjen e sëmundjes së sifilizit nga Shqipëria.

Me vendimin nr.1, datë 15.5.1959, të Plenumit të Gjykatës së Lartë mori pafajësinë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 216
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.