Lindi në një familje patriote në Tiranë. Kreu shkollën e mesme në gjimnazin Zosimea në Janinë. Nisi të luante futboll si profesionist kur ishte 17-vjeç. Me klubin e Tiranës, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, fitoi 4 kampionate më 1930, 1931, 1932 dhe 1936. Luajti edhe me klubin e Teutës së Durrësit. Ende në moshë të re e la futbollin dhe nisi të punojë si llogaritar i mesëm në Bashki.

Me vendosjen e regjimit komunist u përndoq për shkak se motra e tij ishte martuar me ish-prefektin, Qazim Mulleti. Pushkatuan të vëllanë, internuan të motrën me nipin. Hyseni u arrestua më 21 janar 1945 dhe më 28 prill po të këtij viti, me vendim nr. 33, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi si "kriminel lufte" me 10 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile-politike baraz me kohën e dënimit. Kreu 5 vite burg, gjatë të cilave punoi punë të rënda si ishte tharja e kënetës së Maliqit dhe vuajti deri në fund të jetës pasojat.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2016), 416
Burimi: Najdeni.com
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.