Lindi në Zemblak të Korçës, në vitin 1907. U arrestua më 18 mars 1951, dhe me vendim nr. 100, datë 16 qershor 1951, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantë» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie me punë të deyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. Vdiq në burg, më 21 mars të vitit 1952.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 444
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.