Poet, folklorist. U lind në fshatin Brezhdan të Përmetit, në vitin 1919. Pas arsimimit në shkollat e Përmetit, Gjirokastrës dhe të Elbasanit, studimet i filloi në Firence të Italisë, por, si shumë studentë shqiptarë, i ndërpreu ato dhe u rreshtua në batalionin "Vullnetarët e lirisë". U diplomua pas lufte në Fakultetin e Filozofisë dhe të Letërsisë në Zagreb. Pas kryerjes së studimeve, punoi si pedagog në gjimnazet e Tiranës dhe Durrësit, si dhe në Institutin e Folklorit. Mori pjesë në disa nga ekspeditat kërkimore folklorike të këtij Instituti. Pas një letre dejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara për gjendjen e popullit shqiptar, më 1957 u arrestua bashkë me të shoqen, Veronikën dhe u dënua me vdekje, dënim që më vonë iu ul në 13 vjet heqje lirie. Vdiq në Itali, në vitin 1996.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 303
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.