Et'hem Haxhiademi ishte arsimtar, shkrimtar, nëpunës dhe veprimtar politik i Ballit Kombëtar. Lindur në Elbasan, 8 mars 1902.

Shkollën e mesme e filloi në Leçe (Itali) dhe e përfundoi në Isburg (Austri). U diplomua në shkencat politike në Vjenë dhe Berlin, njëkohësisht bashkëpunonte me revistat “Kopështi letrar” (Elbasan) dhe “Djalëria” (Vjenë). Pas studimeve (1928) punoi në administratën vendore (në disa qytete) dhe atë qendrore, drejtor në Ministrinë e Brendshme. Më 1941, u emërua anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Në vitet 30 botoi një numër tragjedish: “Akili”, “Aleksandri”,  “Ulisi”   (1931),   “Pirrua” (1934),  “Skënderbeu”  1935),  “Diomedi” (1936), “Abeli” 1939; botoi poezi: “Lyra”, 1939), dhe përkthime: “Bukolikët” e Virgjilit, 1923.

U arrestua dhe u mbajt 3 muaj nëpër birucat e Grand hotel në Elbasan. Më 29 dhjetor 1947, me vendim nr. 531, Gjykata e Lartë e dënoi për “krime kundër shtetit” me vdekje dhe konfiskim pasurie. Më vonë dënimi iu bë në 25 vjet burg. E dërguan në Kalanë e Gjirokastrës. Më vonë ka vuajtur dënimin në burgun e Burrelit, ku diktatura grumbullonte të burgosurit më të rrezikshëm. Vdiq në Burgun e Burrelit, 17 mars 1965, nuk i dihet as varri.

Burimi: https://kujto.al/djali-pa-nane-si-nata-pa-hane/
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 200
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.