Djali i Myfit Bej Libohovës dhe Ollga Schweizer-it , jurist. Lindi në Libohovë, më 1920. Bexhet Çobani shkruan se data e tij e tij lindjes ishte 3 korrik 1922. Studimet e mesme i kreu në Liceun e Korçës, ndërsa të lartat për Jurisprudencë në Paris. Më 1945 u kthye në atdhe. U arrestua më 1947 dhe u dënua me 15 vjet burg për tentativë arratisjeje, agjitacion e propagandë dhe pjesëmarrje në grup armiqësor. U lirua më 1959 dhe u internua familjarisht në fshatin Tresh të Lezhës, ku dhe vdiq në mjerim të plotë më 1977.

Burimi: Pëllumb Velo, Familja që sundoi Janinën për 200 vjet, TN, 29 mars 2004; AISKK, F. 1, V. 2016, D
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.