Eduard Vata ishte përjashtuar nga shkolla si i biri i Lesh Marash Vatës, duke u quajtur “i pavlefshëm”. Në qershor 1950 Eduardi zhvillon takimin e parë në Zall të Kirit me Zef Kacën e Lin Martinin. Në shtator 1950 bisedon edhe me Qemal Elezin e Zef Smajlin. Zefi zgjidhet kryetar i grupit. Puna e bërë ishte hedhja e trakteve, nga ato që hidhnin avionët aleatë nga ajri. Në shkollën “11 janari” (vendosur te shtëpia e Sulço Bushatit) mundën të marrin një makinë shkrimi për të shkruar traktet e tjera.

U arrestua më 13.3.1951, në moshën 17 vjeç. U akuzuar bashkë me disa shokë të rinj për “formim grupi kundër pushtetit popullor”. U dënua me 15 vjet heqje lirie. U ridënua edhe herë të tjera.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.