Lindi në Vranisht të Vlorës, në vitin 1928. I biri i Rrapo Meto-Premtit, luftëtarit patriot të vrarë nga komunistët. Me vendim nr. 32, datë 25 tetor 1946, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor «se u lidh e Ballin Kombëtar dhe ka qenë bashkëpunëtor i kësaj organizate», gjithashtu nuk ka denoncuar të arratisurit. Për këtë, kjo gjykatë e dënoi me 2 vjet burgim (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë. Dënimi ka filluar të zbatohet më 15 korrik 1946, deri më 15 korrik 1948. Me vendim nr. 201, datë 25 nëntor 1949, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet burgim. U arrestua më 3 qershor 1949 dhe u lirua më 4 qershor 1963.

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 358
Burimi: F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 27-28
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.