Lindi më 1965, në Korçë. Artur Xhevahir Kërcelli u vra nga forcat kufitare të postes së Rehovës në Ersekë më 23 gusht 1990. Bashkë me tre shokë të tjerë, Arturi u nis të kalonte kufirin në afëri të postës kufitare të Rehovës, por forcat kufitare i diktuan dhe i pushkatuan në vend. Më 9 dhjetor 1993, me vendim nr. 1717, Gjykata Korçë vendosi njohjen e faktit të vrasjes "për arsye politike" nga forcat e diktaturës në kufi, më 23 gusht 1990, në zonën e Taçit, Ersekë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 215
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.