Lindi më 1953, në Derviçan, Gjirokastër. Burime të ndryshme theksojnë se ishte një djalë inteligjent. Nuredin Boriçi shkruan për të se kishte qenë një nga nxënësit më të mirë të gjimnazit në Gjirokastër. Kaso Hoxha shkruan se Aristotel Ksero ishte student në degën Matematikë-Fizikë.

Më 16 dhjetor 1974, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi «për agjitacion e propagandë kundër pushtetit», me 10 vjet burg. Ishte një nga tre djemtë e arrestuar për shpërndarje traktesh me përmbajtje antikomuniste. Një prej tyre ndërroi jetë nga torturat në hetuesi. Ndërsa Aristoteli dhe Kosta Qirjako, u dënuan dhe u çuan në burgun e Spaçit.

Për shkak të tronditjeve shpirtërore dhe torturave fizike, Aristoteli humbi arsyen. Ndërroi jetë në vitin 1978 ose 1979 në Spaç ose në burgun e Tiranës, ku e kishin çuar për ta shtruar në spitalin e burgut.

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 352
Burimi: Libri Antologjia e plagëv", botimet QSHRT, shkrimi i Nuredin Boriçit; libri Toke e bukur, kohe e shemtuar, Kaso Hoxha, botim i ISKK, Tirane 2021
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.