Lindi në Shkodër, në vitin 1931. Me vendim nr. 144, datë 24 korrik 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale Shkodër e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 7 vjet burgim, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Për «tentativë arratisjeje» në Jugosllavi kjo gjykatë e dënoi me 3 vjet burgim, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua më 13 mars 1951 dhe u lirua më 19 tetor 1957.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 361
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.