Disidente politike. Periudha e burgimit 26/6/1947-29/6/1951. Iu bashkua lëvizjes për të drejtat shoqërore dhe politike në gjimnazin e Shkodrës, së bashku me të rinj të spikatur të viteve 40’-50’, të cilët krijuan organizatën Bashkimi Shqiptar. Më 1946 shpërndan trakte kundër regjimit komunist. Merr pjesë në funeralin e Arqipeshkvit të Shkodrës Imz Thaçi. U arrestua më 26 qershor 1947. Në hetuesi e torturuan me egërsi: Pjerin Kçira, Zoj Themeli, Fadil Kapisyzi, duke i lëshuar rrymë elektrike. Më 12 janar 1948 Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi për “krime kundër shtetit” me katër vjet burg dhe heqjen e së drejtave për dy vjet.

 

Burimi: ISKK Viti 2013, Faqe 212-219; Fondi 1, Viti 2013,  Dosje 4, Faqe 685.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.