Fondacioni Kujto.al akordon Bursë Studimi Master për një student/e të Degës Histori, me temë studimi për Zbardhjen e Krimeve të Komunizmit.

Bursa e studimit synon mbështetjen financiare për kryerjen e studimeve Master Shkencor, për realizimin e kërkimit shkencor si dhe botimin e punimit shkencor si një libër studimor.

 

Deklaruar nga themeluesi i Fondacionit

z. AGRON SHEHAJ

Fondacioni Kujto.al ka vendosur të financojë një bursë studimi në Master, për studentët që duan të bëjnë studime mbi çështjen e Krimeve të Komunizmit. Do të ketë një komision profesionistësh të fushës që do të vlerësojë kandidaturat dhe temat e propozuara, mbi bazën e të cilave do të përzgjidhet fituesi. Kjo bursë është një nxitje për të rinjtë që duan të studiojnë e të mësojnë më tepër për atë periudhë të errët, që akoma nuk është zbardhur siç duhet, e po ashtu është një mbështetje për të rinjtë e talentuar që duan të bëjnë punë serioze kërkimore e shkencore.


Fondacioni Kujto.al ka mision zbardhjen e Krimeve të Komunizmit, që çfarë ka ndodhur të mos lihet në harresë, por t’u tregohet brezave të rinj. Vetëm kjo do të na garantojë që e shkuara nuk do të përsëritet më.

KRITERET E APLIKIMIT

Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 1 Maj 2019. Përzgjedhja e studentit fitues do të bëhet nga një komision i posaçëm, me pedagogë të Historisë dhe përfaqësues të Fondacionit Kujto.al, mbi bazën e disa kritereve:


1


Propozimi i një Abstrakti për Studimin Shkencor, që do të realizojë studenti/ja gjatë studimeve Master.


2


Tema e Zgjedhur duhet të ketë në fokus Zbardhjen e Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, gjatë viteve 44-90 (ngjarje apo të dhëna, ku ka një boshllëk studimor në këtë fushë).


3


Preferohet që konkurrentët të jenë studentë ekselentë në studimet Bachelor, në degën e Historisë.


#

REGJISTROHU




    Për më tepër mbi dokumentimin e fakteve që lidhen me viktimat dhe traumat e së shkuarës komuniste, vizitoni arkivën online. www.kujto.al